NLB Banka ia dhuroi ShSKUK-së 10 aparate për prodhimin e oksigjenit

 

10 aparate për prodhimin e oksigjenit i janë dhuruar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga NLB Banka.

Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës në Prishtinë, Albert Lumezi, tha: “Si Bankë, e kemi për mision të jemi përgjegjës ndaj shoqërisë dhe të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës”.

Ai tha se ky donacion është i nevojshëm në këto momente të vështira.

“Gjendemi para një periudhë stresuese por së bashku do ta kalojmë. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin, andaj ju bëj thirrje të jemi sa më solidar në këto momente”, tha Lumezi.

“Ekipet mjekësore shpëtojnë jetë çdo ditë. Mjekët, infermierët dhe personeli në spitale po përballen në baza ditore me gjendjen e rëndë të shkaktuar nga coronavirus COVID-19 që po përhapet edhe në Kosovë. Kushtet me të cilat po përballen dhe sakrifica e tyre është arsyeja që NLB Banka sot dhuroi 10 aparate për prodhimin e oksigjenit për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës SHSKUK duke kontribuar kështu në lehtësimin e kësaj gjendje emergjente për shëndetin publik”, ka thënë ai.