Ilustrim

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksident trafiku në Bjeshkët e Istogut

Policia e Pejës ka njoftuar se pas një aksident trafiku në Bjeshkët e Istogut në vendin e ashtuquajtur Polane, një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur për shkak të kushteve të dobëta atmosferike.

Sipas policisë, viktimat me automjetin e tyre kanë humbur kontrollin dhe janë rrokullisur për më shumë se 300 metra në një humnerë.

Në vendngjarje ka dalë prokurori i shtetit i cili ka udhëhequr me shikimin e vendit të ngjarjes.

Dy të lënduarit : E.M. 1995 ( vozitësi i mjetit), dhe F.S.1998 (pasagjer), janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë i të miturit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, është tërhequr nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në morgun e Spitalit rajonal në Pejë.