Një i vdekur, aksident mes një veture dhe kamioni në Ferizaj

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe kamioni ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan më 26.06.2024.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Kanun Veseli i cili tha se viktima ishte pasagjere në veturë ndërsa vdekja  e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes.

“Më datën 26.06.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë pëfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij aksidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore,  e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën. Vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”- ka thënë Veseli.

Veseli thotë se lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Ekipe të policisë, emergjencave dhe zjarrëfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetuesit policorë të aksidenteve janë duke e egzaminuar vendin e ngjarjes”- ka thënë tutje Veseli.

Zëdhënësi i Policisë ka theksuar se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.