foto: Ilustrim

Një grua lëndohet nga djegia e banesës në Fushë Kosovë

Një grua është lënduar nga djegia e një banese në Fushë Kosovë. Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë takuar 2 zyrtar policor dhe 6 pjesëtarë të FSK-së të cilët e kishin hapur derën e banesës me forcë dhe e kishin nxjerrë nga banesa viktimën.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga energjia elektrike. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Dardania’ në pasditen e djeshme.