Një djalë arrestohet për sulm seksual

Një djalë është arrestuar nën dyshimin se më 11 maj 2022 ka ngacmuar seksualisht një vajzë.

I dyshuari është identifikuar më 14 shtator 2022 në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës-Neni 183, “Ngacmimi Seksual” “1. Kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet”.

“2. Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues”.