Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo/rel/

Ngushëllimi amerikan për Shqipërinë

Sekretari i shtetit amerikan Michael Pompeo, ka ngushëlluar shtetin shqiptar në ditën e Pavarësisë, pas tërmetit vdekjeprurës të së martës.

Pompeo, në emër të popullit amerikan, ka uruar shërim për të gjithë të prekurit e tërmetit, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndronjë përkrah miqve në Shqipëri.

“Prej rënies së komunizmit tridhjetë vjet më parë, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet gjithnjë e më të fortë. Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian dhe përgëzojnë vendosmërinë e Shqipërisë në arritjen e këtij qëllimi”, thuhet në mesazhin e Pompeot për shqiptarët.

Pompeo gjithashtu ka përgëzuar Shqipërinë për përpjeket për të zbatuar reformat në sistemin e drejtësisë, si dhe ka vlerësuar kontributet e Shqipërisë në koalicionin e NATO-s.

“Miqësia midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë qëndron si një shtyllë e qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti, dhe ne mirëpresim akoma edhe më shumë vite miqësie dhe bashkëpunimi”, thuhet në fund të mesazhit të Pompeos, për shtetin shqiptar.