Nga mesnata, grevë mbarëkombëtare e transportit gjerman

Grevat e sektorit publik të fokusuara kryesisht në transportin publik do të ndalojnë shumicën dërrmuese të autobusëve, trenave dhe avionëve në Gjermani të hënën. Aksioni 24-orësh filloi në mesnatë; është pjesë e një mosmarrëveshjeje afatgjatë për pagat.

Një “mega grevë” e ka futur të hënën në bllokim të gjithë sektorin e transportit të Gjermanisë.

Veprimi industrial ishte në një shkallë jashtëzakonisht të rrallë për kombin më të madh dhe më të pasur të Evropës, me punëtorët në aeroporte, hekurudha, transport detar, kompani autostrade dhe transport lokal që e ndaluan punën e tyre  për 24 orë.

Sindikatat po kërkojnë rritje të pagave pasi inflacioni imadh i ka vështirësuar standardet e jetesës.

Aksioni i sotëm vjen në mes të tensioneve sociale në rritje brenda Gjermanisë, ku grevat për paga janë shumëfishuar që nga fillimi i vitit.

Punëtorët janë larguar nga shkollat, spitalet dhe zyrat postare.

Vendet në të gjithë Evropën po përjetojnë një rritje të trazirave industriale, me punonjësit e sektorit publik në Mbretërinë e bashkuar në grevë, ndërsa punëtorët në Francë u rezistojnë reformave të diskutueshme të pensioneve.

Në Gjermani, sindikatat EVG dhe Ver.di – që përfaqësojnë përkatësisht 230,000 punonjës të hekurudhave dhe 2.5 milionë punonjës të shërbimit – kryesuan grevat, të cilat filluan në mesnatë.

Ata kërkojnë rritje 10% të pagave, pasi që inflacioni ka arritur  në 8.7% në muajin shkurt.

Përpara “Mega-Streik” (mega grevës) – siç është quajtur nga mediat gjermane – punëdhënësve iu ofrua një rritje prej 5% me dy pagesa të vetme prej 1000 dhe 1500 euro.

Transporti publik ndaloi të hënën në shumë qytete të mëdha. Në Berlin, rrjeti S Bahn i tramvajeve dhe metrove u bllokua.

Federata e Aeroporteve Gjermane i denoncoi “grevat në rritje [të bazuar] në modelin e Francës”, ku planet për ta rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet kanë shkaktuar ditë të tëra me trazira të dhunshme atje.

Që nga mesi i viteve 2010, grevat në Gjermani kanë ndikuar në rritjen e pagave, pas një dekade kufizimi të pagave në emër të konkurrencës.

Në vitin 2015, u regjistruan një rekord prej 2 milionë ditësh grevë.

Pagat reale u rritën sistematikisht nga viti 2014 në vitin 2021, me përjashtim të vitit 2020 për shkak të pandemisë Covid-19.

Megjithatë, përballë inflacionit të vitit të kaluar, pagat shënuan rënie me 3.1%./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala