Neonatologjia furnizohet me 13 inkubatorë

Klinika e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është furnizuar sot me 13 inkubatorë të rinj sipas kërkesës së klinikës, e bazuar në nevojën për aparaturë shtesë, në mënyrë që të ofrohen shërbime të mjaftueshme dhe më cilësore për fëmijët e lindur para kohe.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka blerë 13 sosh, njëri prej tyre inkubator transportues dhe 5 infratavolina.

Sipas komunikatës së QKUK-së, furnizimi me aparaturë të re, është parë si nevojë e domosdoshme nga menaxhmenti i ShSKUK-së, për ta përmirësuar gjendjen në ofrimin e shërbimeve dhe përmirësimit të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë.