Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nëna raporton zhdukjen e vajzës së saj

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës më 13.03.2024, se vajza e saj ishte nisur për në shkollë një ditë më parë, e nga atëherë nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Medllin Olbrajt”, në Gjilan.

Policia thotë se po heton rastin dhe se ka njoftuar prokurorin.