Vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë

Në ShSKUK po trajtohen vetëm 291 pacientë për COVID-19

Shërbimi Spitalor i Kosovës përmes një komunikate ka thënë se në ShSKUK ka shënuar ulje të madhe numri i pacientëve që po trajtohen nga Covid-19.

Sipas raporteve nga klinikat COVID dhe 7 spitalet e përgjithshme, në trajtim janë vetëm 291 pacientë.

Prej tyre, 184 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 217 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 152 pacientë: 8 prej tyre në gjendje të rënduar, 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 127 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 59 pacientë, Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 66 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 7 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 139 pacientë: 9 në gjendje të rënduar, 91 të konfirmuar pozitivë, 90 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 33 pacientë, Spitali i Gjakovës, 21 pacientë, Spitali i Pejës, 34 pacientë, Spitali i Gjilanit, 25 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë.