
Në rrethana të panjohura, një foshnjë vdes në gjumë në Skenderaj
26.2.2025 - 10:53
Një foshnjë në Skenderaj ka vdekur në rrethana të panjohura.
Sipas dyshimeve të Policisë së Kosovës, foshnja dyshohet se ka vdekur në gjumë.
Ekipet policore dhe Emergjenca janë dalë në vendin e ngjarjes.
“Raportohet se në rrethana të panjohura derisa ishte në gjumë ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar – foshnjë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitë relevante policore, si dhe Emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka njoftuar se rasti po trajtohet si: “hetim i vdekjes”.
Ndërsa, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.