Ndalohet i dyshuari për sulm ndaj Ambasadës izraelite në Bukuresht

Një 34-vjeçar është ndaluar në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 03.06.2024 pasi dyshohet se e ka sulmuar hyrjen e Ambasadës së Izraelit me koktej molotovi.

Për pasojë është thënë të ketë shpërthyer një zjarr i vogël, dhe nuk është raportuar për dëme.

I dyshuari është ndaluar nga zyrtarë kundër terrorizmit.

Ka raportime se ai ka tentuar të djegë veten para ambasadës.

Ambasada e Izraelit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se i dyshuari besohet se është me origjinë siriane.

Disa burime të afërta me hetimet kanë thënë se burri i dyshuar nuk është deklaruar si pro-palestinez, dhe besohet se arsyet për këtë akt kanë qenë personale, sikurse refuzimi i aplikimit për vizë në Izrael./ REL