Arbërie Nagavci

Nagavci: Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave

Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka komentuar lidhur me projektligjin për pagat në sektorin publik dhe ai për zyrtarër publik për të cilët u njoftua dje nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që tha se ky projektligj është proceduar në komsultime paraprake.

Nagavci ka thën se të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është në diskutim paraprak.

“Me rastin e hartimit të Projektligjit marrë për bazë rekomandimet e MASHTI, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese”- ka thënë ajo.

Sipas Nagavcit, ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

Tutje, Nagavci thekson se projektligji i pagave sjell:

-Koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve.

-Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.

-Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale.

-Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore.

-Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.

Ministrja gjithashtu ka shkruar se angazhimi i të gjithëve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator.

Kujtojmë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ( SBASHK) kishte paralajmëruar grevë në sektorin e arsimit nga data 24 gusht duke thënë se Qeveria nuk i ka plotësuar kërkesat e tyre për dialog lidhur me pagat në sektorin publik dhe kërkesat tjera.

Ndërkaq, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka njoftuar se me 18 gusht do të ketë komferencë për medie që ndërlidhet me grevën e përgjithshme.