Ilustrim: NASER FEJZA

Moti të shtunën dhe të dielën – me diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se vranësirat në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit dhe në vise të larta mund të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Ndërkaq, për të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s. /Telegrafi