Moti sot, i vranët dhe me shi

Sot do të mbajë mot i ndryshueshëm. Në pjesën e parë të ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, ndërsa pasdite do të ketë intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike do të shënojë rritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-7m/s./21Media