Ilustrim - Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për këtë javë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.

Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë.

Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në parashikimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.