Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat e saj për parashikimin e motit për ditën e sotme.

Sipas këtij instituti, të hënën, më 27.05.2024, moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë celsius.

Po ashtu, pritet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.