Foto: KALLXO.com

Moti në dy ditët e ardhshme: Mundësi për reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do kemi mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell.

Sipas njoftimit të IHK temperaturat maksimale do lëvizin prej 24-27 gradë celcius.

“Moti për dy ditë 18-19.09.2020. Do të mbajë mot me vranësira të çrregullta dhe intervale me diell. Në fushat barike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius,” thuhet në njoftim.

Tutje Instituti shton se indeksi i rrezeve UV do vazhdojë të jetë i lartë kurse si shkak i qarkullimit të masave ajrore në disa zona mund të ketë reshje të shkurtra me bubullimë.

“Do të fryjë erë mesatare deri e fort nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia maksimale, parashihet të arrijë mbi 17 m/s. Për shkak të qarkullimit të madh të masave ajrore, nëpër territore të kufizuara mund të ketë reshje afatshkurta të përcjellura me bubullimë,” thuhet tutje në njoftim.

Reshje me itensitet të lartë parashihen në jug të Shqipërisë të përcjellura me stufi përgjatë kufijëve të Shqipërisë Jugore.