Moti
Moti këtë fundjavë
10.12.2022 - 10:14
Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës këtë fundjavë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s” – thuhet në njoftim.
Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale.