Mot me diell gjatë fundjavës
19.5.2023 - 23:31
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas IHMK-së të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira te pakta parashihen në relievin malor. Temperaturat do të jenë në rritje në krahasim me ditët e fundit.
Ndërkaq, në njoftim thuhet se të dielën moti do të jetë i nxehtë dhe me temperatura të ngjashme.
Në pjesën e dytë të ditës parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta dhe të izoluara të shiut.
Gjatë këtyre dy ditëve, Instituti thotë se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-5m/s.