Presidenti shqiptar, Ilir Meta - Foto: REL/Reuters

Momenti kur Presidenti Meta përplaset me policinë - VIDEO

Presidenti i Republikës është përplasur me policinë bashkiake e cila me një vendim bashkie ka shkuar të lirojë zyrat e selisë së partisë Fryma e Re Demokratike. Meta ka dalë në mbrojtje të FRD, e renditur me koalicionin opozitar, teksa e ka konsideruar bashkinë bandë.

“Përjashta se thërras gjithë Tiranën. Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta mos krijoni probleme, kaq po ju them se do iu çoj në burg me duart e mia, kaq po iu them”, kanë qenë fjalë e Presidentit.

Presidenti Meta shkoi sot në zyrat e FRD pasi u informua se ndaj kryetarit të saj, z.Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e policisë. Siç mund të verifikohet edhe nga pamjet filmike dhuna e papranueshme dhe e dënueshme e policisë ndaj z.Shehu u ushtrua edhe në praninë e Presidentit Meta, çka ka sjellë ndërhyrjen e tij.

Presidenti Meta i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë Tiranë të heqë dorë nga veprime të tilla. Ndërsa apeloi te Policia e Shtetit dhe Bashkiake të respektojnë ligjin pasi do të përfundojnë si policët e Mubarakut./BalkanWeb.com