Foto: Komuna e Mitrovicës Veriore 24.05.2024

Mitrovicë e Veriut, largohet një pjesë e urës së dëmtuar nga vërshimet e vitit 2023 - FOTO

Është larguar një pjesë e urës për këmbësorë rreth 12 metra, nga shtrati i lumit Ibër e dëmtuar nga vërshimet e vitit 2023 në Mitrovicë të Veriut.

Këtë e ka konfirmuar Komuna e Mitrovicës së Veriut përmes një njoftimi në Facebook.

“Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të drejtorisë së Shërbimeve publike në komunën e Mitrovicës Veriore për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike, është hequr një pjesë e urës për këmbësorë (rreth 12 m) nga shtrati i lumit Ibër e dëmtuar nga vërshimet e vitit të kaluar. Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”- thuhet tutje në njoftim.

KALLXO.com ishte në vendin e ngjarjes sot me datë 24.05.2024 dhe pa se pjesa e urës ishte hequr.