Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministrja e Arsimit për SBAShK-un: Koha e kërcënimeve ka përfunduar

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se Qeveria Kurti nuk do të bjerë pre e ‘ultimatumeve’ për greva të Sindikatës së Bashkuar për Arsim.

Sipas Nagavcit koha e kërcënimeve dhe shantazheve ka përfunduar.

“Koha e kërcënimeve ka përfunduar dhe Qeveria Kurti dhe unë si ministre nuk do të shantazhohemi nga askush. Është koha që mësimdhënësit, menaxhment i shkollës, drejtorët komunalë dhe të gjithë akterët që të punojmë fort”, tha ajo në emisionin “Kallxo Pernime”.

Tutje ajo tha se pret bashkëpunimi nga SBAShK për përmirësim të mësimdhënies.

“Nuk ka më kohë dhe vende për shantazhe dhe SBAShK-u si përfaqësues të mësimdhënësve bashkë më të gjithë ne duhet të punojmë fort për përmirësim të mësimdhënies”, tha Nagavci në fund.