![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2018/08/Flamuj-te-Serbise-ne-Mitrovicen-e-Veriut-foto-REL-Reuters-e1533578109134.jpg)
Flamuj të Serbisë në Mitrovicën e Veriut - Foto: REL/Reuters
Ministrit të Arsimit të Serbisë i refuzohet leja për hyrje në Kosovë
30.9.2020 - 19:30
Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Sipas mediave serbe, ai po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por iu refuzua hyrja.
“Nuk është hera e parë që nuk me lejojnë të hyj ne Kosovë”, ka thënë Sharçeviq për portalin “Novosti”.
Ai tha se nuk e ka të qartë pse i është refuzuar leja.
“Autoriteteve në Prishtinë, vërehet se nuk po u pëlqen që në territorin e Kosovës po mbajmë mësim në gjuhën serbe”, ka shtuar ministri i Qeverisë së Serbisë./RTK