Ministria e Financave me përfaqësim të njëjtë gjinor e me tre zëvendësministra

Ministria e Financave, përfaqësohet nga tri subjekte politike Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Lista Serbe.

Ministre e këtij dikasteri është Hykmete Bajrami, e cila zëvendës të saj e ka Agim Krasniqin i cili vjen nga subjekti i njëjtë politik LDK.

Tutje zëvendësministër tjetër në Ministrinë e Financave është Kushtrim Brahimaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe Jasmina Jovanovic nga Lista Serbe.

Kjo ministri përfaqësohet nga dy gra dhe dy burra.

Megjithëse programi qeverisës i LDK-së, nuk parashihte më shumë se dy zëvendësministra në një dikaster, Ministria e Financave i ka 3 zëvendësministra.

KALLXO.com ka raportuar për zëvendësiministrat e emëruar në qeverinë Hoti deri më tani.

“Oda” e burrave në Ministrinë e Arban Abrashit