Ministria e Arsimit njofton nesër se kur do të rifillojë mësimi në Shqipëri

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, ka thënë se po punohet për vlerësimin e gjendjes nëpër shkolla pas tërmetit 6.4 ballësh të rihterit.

“Gradualisht dhe për aq sa është e mundur do ta kthejmë jetën në normalitet për nxënësit tanë. Sot mbyllen vlerësimet përfundimtare për gjendjen e shkollave dhe nesër do të dalim me njoftim zyrtar. Ndërkohë, ekipi ynë po takon familjet e strehuara për të identifikuar fëmijët që do duhen sistemuar në shkollat më të afërta nga “banesat” e tyre të përkohshme”, ka njoftuar Shahini.

Tërmeti i së martës deri më tani ka lënë të vdekur mbi 40 persona ndërkohë mbi 700 të tjerë kanë kërkuar shërim në spitalet e Shqipërisë.