Ministri i Shëndetësisë nuk jep datë se kur do të rritet numri i testimeve ditore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk dha ndonjë datë se kur do të fillohet të rritet numri i testeve brenda ditës në nivel vendi.

I pyetur nga KALLXO.com se kur do të përmbushet premtimi për rritjen e numrit të testimeve, Ministri përmendi blerjen e pajisjeve të reja për teste për COVID-19.

“Jemi në finalizim të marrjes së aparaturave edhe nga blerjet e Ministrisë së Shëndetësisë edhe nga OBSh-ja të cilat janë të garantuara në ardhje tri aparatursa për testet PCR, shtatë apartatura që janë në blerje e Ministrisë së Shëndetësisë, poashtu për PCR por edhe për shtatë aparatura për testime serologjike”, potencoi Zemaj.

Ai theksoi se janë në finalizim për marrjen e aparaturës, gjithashtu ai theksoi se ka nënshkruar udhëzimin administrativë edhe për Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në çdo komunë.

“Kam nënshkru edhe udhëzimin administrativë edhe për QKMF-të që çdo komunë në QKMF-të e tyre kryesore mund të ndërtoje edhe laboratore edhe të japin edhe ata shërbimet e testimeve serologjike”, theksoi Ministri.

Kujtojmë se Ministri Zemaj ka premtuar që brenda ditës do të bëhen mbi 1000 teste për coronavirus.

MSh synon deri në 3 mijë e 500 testime në ditë