MSh synon deri në 3 mijë e 500 testime në ditë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se në një kohë të shkurtuar, kapacitetet për testime do të rriten.

Derisa po raporton para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Zemaj tha që synojnë që të kalojnë numrin e 3 mijë testimeve brenda ditës.

“Nëse ne brenda një kohe të shkurtër arrijmë që në institucionet tona publike dhe i ofrojmë në laboratorët tanë publik, në gjashtë qendrat regjionale dhe duke e fuqizu apo dyfishu kapacitet në IKSHPK dhe në Klinikën Infektive, atëherë si shërbime të ofruara në institucionet publike ne do të mbërrim maksimumin dhe plotësimin e të gjitha nevojave”, tha Zemaj.

Testimet sipas tij do të jenë falas.

“Sigurisht, në planifikimet tona është që brenda ditës t’i mbërrijmë 3 mijë apo 3 mijë e 500 apo edhe më shumë testime, falas”, deklaroi ai.

Ai deklaroi se kjo mund të arrihet nëse funksionalizohen pikat e IKSHPK-së në gjashtë regjione të Kosovës.

Më poshtë ndiqni raportimin e tij para Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë.