Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 3 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë nga COVID-19 është shënuar vetëm një rast i vdekjes.

Ndërkaq, gjatë kësaj kohe janë shënuar 119 raste të reja, si dhe janë shëruar 154 pacientë nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9 mijë e 239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 362.

Media amerikane “Bloomberg” sot ka publikuar një grafikë e cila tregon se Kosova është vendi i parë për nga vdekjet nga COVID-19 në 1 milion banorë.

Bloomberg: Kosova, e para për nga vdekjet në 1 milion banorë nga COVID-19