Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 22 mijë qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve të fundit

22 mijë e 119 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 brenda 24 orëve në nivel vendi.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka njoftuar se nga 29 marsi, kur kanë filluar vaksinimi në Kosovë e deri më sot janë dhënë 644 mijë e 212 doza të vaksinës, ndërsa 221 mijë e 26 qytetarë tashmë janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës.

Një person konsiderohet i vaksinuar komplet në momentin që vaksinohet me dy doza të vaksinës anti- COVID.

Në anën tjetër gjatë 24 orëve në Kosovë kanë vdekur tetë persona me COVID-19 ndërsa 2 mijë e 236 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht janë 14 mijë e 249 raste aktive me coronavirus.