Lipjan, arrestohet pasi me motoçikletë goditi zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka arrestuar nje person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se ka goditur me motoçikletë një zyrtar policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit në Lipjan, më 28 qershor, rreth orës 11:35.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.