Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërtimit të një banese në Ferizaj

Dy persona raportohet se kanë pësuar lëndime trupore derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër.

Rasti ka ndodhur në rrugën Gzim Sahiti në Ferizaj më 29.06.2024

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti po trajtohet si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse”.