Kuvendi i Kosovës shkon me 10 minuta pauzë për vazhdimin e seancës

Pasi është votuar në parim projektligji për rimëkëmbjen ekonomike, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, ka kërkuar 10 minuta pauzë nga deputetët, për të vazhduar me seancën e mbetur nga java e kaluar.

Osmani tha se në rend dite është shtuar një interpelancë e kërkuar nga PDK-ja.

“Është shtuar një interpelancë e kërkuar nga PDK ashtu siç parashihet me rregullore”, tha ajo.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës sot me 64 vota për ka arritur ta kaloj në parim Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID – 19.