Fotografi nga masakra në Abri të Epërme në vitin 1998 | Foto: Albin Kurti/Facebook

Kurti kujton masakrën në Abri të Epërme: Askush nuk u akuza për këtë krim

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës së familjes Deliu, ku u vranë dhe masakruan 23 anëtarët e kësaj familje në fshatin Abri e Epërme të Drenasit.

“Mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari, Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu, 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm” – ka shkuar Kurti në facebook.

Tutje kreu i qeverisë  ka përkujtuar të mbijetuarin e kësaj familje Imer Deliun duke theksuar që dëshmia e tij ende ka mbetur pa u marr në shqyrtim nga drejtësia ndërkombëtare e cila vazhdon të mos ketë të akuzuar për këtë masakër.

“Çdo vit më 26 shtator, në përvjetorët e masakrës së Abrisë, kujtohem që 23 të vrarët e kësaj masakre nuk mund të përkujtohen pa Imer Deliun, familjarin e gjallë të tyre që jeton mes nesh. Është ai që na ka rrëfyer me shumë dinjitet atë çfarë ndodhi më 26 shtator 1998, ashtu siç ai i pa kur i gjeti kufomat e familjarëve dhe të afërmeve të tij të masakruar nga trupat serbe. Që nga atëherë, dëshmia e Imer Deliut ka mbetur pa u marrë në shqyrtim nga drejtësia ndërkombëtare dhe ende askush nuk është akuzuar për masakrën e Abrisë” – ka shkruar kryeministri Kurti

Sipas tij mediat botërore kanë publikuar mjaftueshëm pamje që faktojnë gjenocidin e Serbisë dhe masakrën e kryer në Abri.

“E dëshmuar edhe nga media ndërkombëtare, masakra e Abrisë është një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës. Fotografia e Valmir Deliut djaloshit 2 vjeçar të masakruar, që atë kohë qe botuar nga disa media botërore, sot mund të censurohet nga mediat sociale, aq pamje të rëndë që përmban. Edhe e vetmja e mbijetuar e asaj dite, foshnja 6-javëshe Diturije Deliu që për orë të tëra kishte mbetur e mbytur në gjakun e nënës së saj, do të vdiste dy muaj më pas, më 19 nëntor 1998”- shkruna tutje Kurit.

Më 26 shtator te vitit 1998 u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq, prej gjashtë muaj deri në 94 vjeç.