Kurti: Do të bëjmë padi kundër Serbisë në GJEDNj

Lideri i LVV-së, Albin Kurti në fjalën e tij para Kuvendit, ku pritet të votohet si kryeministër ka thënë se gjatë mandatit të tij do të bëjnë dënimin e krimeve të luftës së fundit.

Kurti ka siguruar se do përgatit padi kundër Serbisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Do të jemi qeveri qe do të bëjë dënimin e krimeve të luftës. Do të mundësojmë dënimin ashtu që do të miratohet ligji për krimet e luftës dhe gjenocidin. Po ashtu do të themelojmë institutin për krimet e luftës, i cili do ta mbështesë prokurorinë. Nga institucionet kompetente do të përgatitet padia kundër Serbisë në GJEDNj për krimet në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se do të bëhen edhe reforma në arsim me ndryshimin e Ligjit të Arsimit të Lartë dhe do sigurojë privatësi për Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Kurti është ende duke e mbajtur fjalimin e tij.