Qëndron Kastrati, kryetar i Komunës së Kamenicës.

Kryetari i Kamenicës rezulton pozitiv me COVID-19

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se ka dalur pozitiv me COVID-19.

Kastrati përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka asnjë simptomë, por do të qëndroj i vetilzoluar sipas rekomandimeve të IKShPK-së.

“Do t’i dorëzoj të gjitha kontaktet e mia pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ju lus të gjithëve që jemi takuar ditëve të fundit të vetizoloheni për disa ditë dhe të lajmëroheni nëse keni simptome”, shkruan Kastrati.

Sipas tij, infektimi i tij ka ndodh si pasojë e kontaktit me kolegun e tij para një jave. Ndërsa ai para dy ditësh kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka treguar se punët në komunën e Kamenicës do të vazhdojnë me intensitetin e njejtë, dhe se ai do të vazhdoj të punoj nga shtëpia.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot në vend janë konfirmuar 141 raste të reja, nga të cilët një rast pozitiv ishte nga Kamenica.

141 raste të reja me coronavirus në Kosovë

.