Ukrainë, Foto: VOA

Kryeqyteti i Ukrainës një muaj pas nisjes së agresionit rus - VIDEO

Në kryeqytetin e Ukrainës, një muaj pas nisjes së agresionit rus, banorët vijojnë të jetojnë me frikë.

Konflikti ushtarak i nisur nga Moska ka vrarë mijëra njerëz, ka shkatërruar qytete të tëra dhe ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Agresioni rus në Ukrainë nuk ka shkuar ashtu siç e priste presidenti rus Vladimir Putin.

Në vend që të dorëzoheshin siç shpresonte Kremlini, trupat ukrainase luftuan ashpër në çdo sektor, duke penguar përpjekjet ruse për t’u futur shpejt në qytete të tjera të mëdha, duke përfshirë Kharkivin dhe Chernihiv.

Rusia gjithashtu dështoi të fitonte kontrollin e plotë të qiejve mbi Ukrainë, pavarësisht nga sulmet masive që synonin forcat ajrore të vendit dhe asetet e mbrojtjes ajrore.