Ilustrim

Kriza e coronavirusit, Gjakova prodhon vetë maska shumëpërdorimshe

Në kohën kur pandemia e virusit COVID-19 ka përfshirë edhe Kosovën dhe ekziston frika e harxhimit të materialit mbrojtës, një nga komunat e Kosovës ka vendosur të lëvizë vetë për të evituar krizën.

Drejtoria për Shendetësi në komunën e Gjakovës, në mungesë të maskave mbrojtëse ka vendosur që ato t’i prodhojë vet, përmes një punëtorie të textilit në Gjakovë.

Në një bisedë për KALLXO.com drejtori i Shëndetësisë, Ferdinand Kolaj, tregoi që këto maska janë shumëpërdorimshe, të cilat vetëm mund të dezinfektohen.

Këto maska do të shpërndahen për QKMF-të, punëtorët, policët, zyrtarët, pra fillimisht nëpër institucione në Gjakovë.

Ai tha që Ministria i kishte pajisë me masa mbrojtëse, por të njëjtat nuk kanë qenë të mjaftueshme për të gjithë.

Drejtori Kolaj nuk e përjashtoi mundësinë që këto maska të prodhohen për Kosovë, por që një gjë të tillë nuk e vendos ai, pasi që i njëjti nuk është kompetent.

Për dy rastet që kanë dalë pozitivë të dy personave që kanë ardhë nga Gjermania në Gjakovë, ai tha se të njëjtit ndodhen në QKMF në Prishtinë.

Ai tregoi se Istituti i Shëndetit Publik do të kontaktojë edhe personat tjerë në Gjakovë që kanë pasur kontakt dy të infektuarit, për bërjen e analizave.

Këta persona janë vetizoluar.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 19 persona të prekur me virusin COVID-19.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.

Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.

 

Arrin në 19 numri i rasteve me coronavirus në Kosovë