Gjakovë- Drejtori i Shëndetësisë thotë se janë të pajisur me masat e nevojshme, por jo mjaftueshëm

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, tha se qendrat e mjekësisë familjare janë dezinfektuar komplet, por që kanë problem me mjetet e pajisjes kundër pandemisë coronavirus.

Ai për KALLXO.com tha se kanë dorëza sterile, por e kanë problem sigurimin e maskave dhe se nuk kanë mjaftueshëm dezinfektues.

Kolaj u shpreh se tha se janë kontakt dhe bashkëpunim edhe me spitalin regjional “Isa Grezda” dhe se ata janë të pajisur me mjete.

Kolaj tregoi se janë në kontakt me një kompani të tekstilit në Gjakovë për sigurimin e maskave mbrojtëse.

Ndërsa sa i përket personave të infektuar me coronavirus, drejtori Kolaj tha se ende nuk kanë identifikuar ndonjë rast të tillë.

“Në Gjakovë nuk ka persona të infektuar, ka rënë edhe fluksi i pacientëve dhe nuk ka shumë pacientë, por jemi të gatshëm për çdo gjë”, tha drejtori Kolaj.

Numri i të prekurve nga virusi në Kosovë ka arritur më 13 persona.

Zonat e prekura janë Vitia me 7 pacientë Malisheva me 4, Podujeva me 1 dhe Klina me 1 pacient.

Edhe 4 të prekur nga Coronavirus arrin në 13 numri i pacientëve