Kreu i grupit të mërgimtarëve bjellorusë gjendet i vdekur në Ukrainë

Lideri i një grupi që ndihmonte njerëzit të largohen nga Bjellorusia, është gjetur i vdekur afër shtëpisë së tij në Ukrainë, raporton BBC.

Trupi i Vitaly Shishov-it është gjetur i varur në një park në Kiev, një ditë pasi ai nuk u kthye fare në shtëpi nga vrapi i tij i rregullt.

Policia ka lajmëruar se kanë nisur një hetim për vrasje. Ata gjithashtu thanë që janë duke hetuar nëse është vrarë nga dikush tjetër që më pas e bëri rastin të duket si vetëvrasje.

Shishov udhëhoqi Shtëpinë Bjelloruse në Ukrainë, duke i ndihmuar ata të cilët e braktisnin Bjellorusinë pas shpërthimeve të dhunës.

Ukraina, Polonia dhe Lituania veçanërisht janë shndërruar në destinacionet më të përshtatshme për ata që i ikin persekutimit që po vjen si rrjedhojë e zgjedhjeve presidenciale bjelloruse të gushtit 2020, të cilat ende janë të diskutueshme.

Rrethi shoqëror i Shishov-it kanë raportuar se ai kishte qenë i përndjekur kohëve të fundit, përmes një postimi në rrjetin social Twitter të gazetarit Tadeusz Gizcan.

Sipas faqes webfaqes së tyre, Shtëpia Bjelloruse në Ukrainë u ofron mbështetje të posaardhurve në gjetjen e vendbanimit, vendeve të punës dhe këshillave ligjore.

Policia ka njoftuar se ata kanë sekuestruar telefonin dhe gjërat personale të Shishov-it nga vendi i ngjarjes, dhe po u kërkojnë të gjithë atyre që e kanë njohur ta kontaktojnë policinë me çfarëdo informate në lidhje me javët e fundit të jetës së tij. Ata veçanërisht kanë pyetur për gjendjen e tij mendore dhe kërcënime të mundshme që mund ta kenë ndikuar.

Kolegët e tij në Shtëpinë Bjelloruse thanë se Shishov la shtëpinë e tij mëngjesin e së hënës kur dyshohet të ketë dalë për vrapimin e tij ditor, meqë veshjet e vrapimit më vonë mungonin në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, një atleteje bjelloruse që garonte në lojërat olimpike Tokio 2020 i është dhënë një vizë humanitare nga Polonia pasi që ajo refuzoi urdhrin e ekipit të saj për t’u kthyer në shtëpi më herët.

Vrapuesja Krystina Timanovaskaya, tha se ajo ishte dërguar në aeroport me forcë me arsyetimin që kishte kritikuar trajnerët e saj, me ç’rast edhe kishte shprehur frikën për sigurinë e saj. Lajmin e plotë e gjeni këtu.

Përkthyer nga Vesa Ferizi