Ilustrim

Konfiskohen dhjetëra telefonë e kufje në aksionin e Doganës në Ferizaj

Në tre lokacione në qytetin e Ferizajt janë konfiskuar 92 telefonë të llojeve të ndryshëm dhe 380 kufje të telefonëve, të cilët nuk kishin dokumente tatimore.

Gjatë ditës së sotme Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për mallra pa dokumentacion.

Aksioni ka qenë i shtrirë në tri lokale të dyshuara për posedim të mallrave pa mbulesë dokumentesh.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe rastet kanë vazhduar për kundërvajtje doganore.

Dogana e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të mbrojnë interesat e shtetit nga persona të cilët përfitojnë nga taksat e qytetarëve.

Të gjithë ata që kanë informacione të tilla të njoftojnë Doganën e Kosovës.