Komunat e prekura sot nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot nga 257 mostra të marra nga Klinika Infektive, 24 janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, duke e rritur në 919 në total numrin e të infektuarve.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, rastet e reja janë 14 nga komuna e Gjilanit, sipas vendbanimit 6 në fshatin Përlepnicë, 1 rast në fshatin Velekincë, 1 rast në fshatin Cërnicë, 1 rast në fshatin Livoç i Epërm dhe 5 në qytet; 4 raste në komunën e Prishtinës, të gjitha në qytet; 3 raste në komunën e Vushtrrisë, sipas vendbanimit 1 në fshatin Pestovë dhe 2 në qytet; dhe 1 rast në fshatin Topanicë të komunës së Kamenicës; 1 në Mitrovicë dhe 1 në fshatin Talinoc i Jerlive të komunës së Ferizajt.

Po ashtu Instituti ka njoftuar se sot janë shëruar edhe 14 pacientë nga COVID-19, duke e rritur numrin e të shërurave në total në Kosovë në 671.

Testohen 257 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet