Sheshi i Vushtrrisë/ Ilustrim

Komuna e Vushtrrisë ndan 250 mije euro për bizneset e vogla

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 250 mijë euro ndihmë ekonomike financiare për mikro bizneset, bizneset individuale, zejtarët, transportuesit, auto-taksitë, gastronominë, kopshte-çerdhe, riparime servisime etj, që u prekën gjatë pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka njoftuar se sot është  shpallur thirrja për aplikim për ndihmë financiare të bizneseve të vogla të ndikuara nga pandemia COVID-19.