Stema e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut ende pa stemë, kjo do të jetë figura simbolike që do ta përfaqësojë këtë komunë - FOTO

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk ka një stemë sikurse që kanë shumica e komunave në Kosovë.

Sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut u përzgjodh stema që do të jetë e vendosur tash e tutje në këtë institucion.

Kërkesa vjen nga ekzekutivi dhe kryetari i komunës, Erden Atiq propozon si rend dite stemën e Komunës së Mitrovicës së Veriut si dhe statutin e ri të kësaj komune.

“Të gjitha punët janë kry vetëm ka mbet miratimi me vota. Ne si ekzekutiv detyrat tona i kemi përfundu vetëm pres përkrahjen e kuvendit për të dyja propozimet”- ka thënë Atiq.

Ndërsa sipas kryesuesit të Kuvendit, Nexhat Ulgjanin stema ka dalë në opinion ende pa u miratuar në Kuvend.

 

Domethënia e stemës së Komunës së Mitrovicës së Veriut

Sa i përket çështjes së statutit të ri të komunës për ta votuar si rend dite, Ulgjanin thotë se fillimisht janë disa tema të tjera me më shumë prioritet.

“Ne kemi problem edhe për kornizën afatshkurtë edhe për buxhet 2025-2027. Ne do të shikojmë ende për drejtorinë për komunitete, do të zvarritet puna, në kuadër të statutit që është nuk është zyra për komunitete dhe faktikisht nëse e bëjmë vlerësimin e statutit ne nuk mundemi as me bo zyrën për komunitete sepse është organogrami”- ka thënë ai.

Ndërsa delegatët e “Komitetit për komunitete” shprehen të revoltuar pasi që në Komunën e Mitrovicës së Veriut ende nuk është e hapur zyra për komunitete dhe sipas tyre kjo zyrë ështe e nevojshme në këtë komunë.