Këshilli i Sigurisë së Kosovës diskutoi për situatën e sigurisë në vend

Nën kryesimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Këshilli i Sigurisë së Kosovës mbajti takimin e radhës, të fundit për këtë vit.

Me pjesëmarrje të gjerë të të gjithë përfaqësuesve më të lartë institucional, në takim, krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./21Media