Foto: Ilustrim

KEDS: Erërat e forta po shkaktojnë prishje, këto janë qytetet më të prekurat

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike KEDS ka njoftuar se vendi po përballet me prishje në sistemin e energjisë si shkak i erërave të forta.

Sipas tyre, rajonet më të prekura janë Peja dhe Mitrovica.

“Edhe sot po përballemi me erëra të forta në disa qytete të Kosovës, nga të cilat janë lokalizuar edhe disa prishje. Më të prekurat për momentin janë Distrikti i Pejës dhe Mitrovicës, ndërkaq që ekipet tona në terren janë mobilizuar për sanimin e secilës prishje”, thuhet në njoftim.

KEDS në njoftim kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve pasi, sipas tyre, nuk mund t’i kontrollojnë faktorët e jashtëm.

“Ne kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e dëmeve në rrjet dhe rikthimit të energjisë elektrike, sepse faktorët e jashtëm nuk mund t’i kontrollojmë”, thuhet tutje në njoftim.