Policia/Ilustrim

Katër të arrestuar për sulm ndaj një kompanie private në vitin 2010

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjatë ditës së djeshme katër persona të dyshuar për një vepër penale të kryer në vitin 2010.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari i parë është arrestuar pasi që pas hetimeve të zhvilluara i njëjti dyshohet se me 25 maj dhe 7 shtator të vitit 2010 ka sulmuar me mjete shpërthyese një kompani private në rrugën “28 nëntori” në Prishtinë.

Policia poashtu ka njoftuar se ka arrestuar edhe tre të dyshuar të tjerë për shtytje dhe ndihmë në kryerjen e veprës penale.

Katër të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.