Foto: Ilustrim

Kanos një grua, arrestohet një person në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nën dyshimin që ka kanosur një grua, por s’ka dhënë më shumë detaje për rastin, nëse gruaja e kanosur është bashkëshortja e të dyshuarit, apo për formën e kanosjes.

Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur rreth mesnatës së djeshme, në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.