Kampi i Joe Biden i gatshëm të përballet në Gjykatën e Lartë

Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave, raporton Zëri i Amerikës.

Nëse ndodh një gjë e tillë “ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t’i rezistuar kësaj përpjekjeje,” tha menaxherja e fushatës së zotit Biden, Jen O’Malley Dillon.