Kamenicë - I dyshuari hedh bombë dore në afërsi të shtëpisë

Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi i njëjti dyshohet se kishte hedhur një bombë në afërsi të shtëpisë së tij. Rasti siç ka njoftuar Policia ka ndodhur mbrëmë rreth mesnate.

Bomba e hedhur siç njofton Policia nuk kishte shpërthyer. Ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK kanë tërhequr bombën. I dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.